E Diel, 1 Nëntor 2026

Spitalet pa ilaçe, rrezikohet kriza edhe në 2009-ën

Kriza e mungesës së ilaceve që po mbush plot një vit rrezikohet të përhapet edhe vitin e ardhshëm. Procedurat e tenderave që duhet të ishin kryer para 6 muajve nuk kanë përfunduar as sot.

Një vendim i qeverisë dy muaj më parë shtyu afatin për Drejtoritë e Prokurimeve deri në 8 dhjetor. Pas ankesave se koha është shumë e shkurtër për të realizuar blerjet e mëdha, qeveria me një vendim tjetër ka shtyrë përsëri afati, duke e cuar në 31 dhjetor 2009.

Në datat 25 dhjetor nisin pushimet e funvitit dhe tashmë drejtorive të prokurimeve i kanë mbetur edhe dy javë për të realizuar blerjet e ilaceve. Pacientët dyshojnë se këto blerje që nuk u realizuan për 6 muaj me radhë, do të mbyllen për kaq pak ditë sa kanë mbetur.

Nëse këto nuk realizohen deri në përfundim të këtij afati atëherë kriza e ilaçeve do të përhapet edhe vitin e ardhshëm.

 



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›