E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kakome", nxitje nga ekstremistë grekë

Protestat për Kakomenë mbërrijnë në Athinë. Qindra emigrantë që punojnë e jetojnë në kryeqytetin grek dhe në qytete të tjera të afërta me metropolin grek janë tubuar përpara tri ditësh tek ambasada shqiptare në Athinë, me thirrje kundër qeverisë së Tiranës dhe në mbështetje të banorëve të Nivicës, që nuk lejojnë ndërtimin e një fshati turistik në Gjirin e Kakomesë.

Turmave të emigrantëve të tubuar në sheshin para përfaqësisë sonë diplomatike të nivelit të lartë në shtetin grek, u janë bashkuar njerëz me origjinë nga fshatra të bregdetit.

Por në mbështetje të protestës kanë qenë edhe tre deputetë të Parlamentit grek, që përfaqësojnë një parti të ekstremit të djathtë, e cila njihet, vec të tjerash, edhe për urrejtjen ndaj emigrantëve.

Në tubim ka marrë pjesë kreu i Partisë Sirena Ortodokse e Popullore (Laikos Orthodoksos Sinagermos - LAOS), Jorgos Karaxaferis, dhe dy deputetë të tjerë të kësaj partie.

Ndërkohë, mësohet se me mbështetjen e partisë së Karaxaferisit, javën që vjen do të organizohet në Athinë një tjetër tubim për "Kakomenë", kësaj radhe përpara zyrave të OSBE-së.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›