Fjalët e fundit te agjentit te vetevrare: Po iki për dashurinë
Nga Gerti Xhaja
TIRANE-Dua të më falin kolegët, por këtë po e bëj për Edlirën që nuk më kuptoi…"- Këto fjalë ka shkruar në një letër para se të vetëvritej me një plumb nga pistoleta "Makarov" e shërbimit, agjenti i skuadrës së Antidrogës së Tiranës, Lorenc Muça. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në dhomën e tij, në banesën e katit të parë të pallatit 5-katësh, në krah të fushës së sportit, në rrugën "Ali Demi", Tiranë. Sipas Drejtorisë së Policisë së Tiranës, agjenti i Antidrogës ka pësuar vdekjen e menjëhershme nga goditja me plumb në kokë. Vetëvrasja ndodhi vetëm 2 dytë pas një tjetër aksioni të suksesshëm të skuadrës së tij të Antidrogës, i cili u konkludua me sekuestrimin e 2 kilogramëve heroinë dhe arrestimin e pesë personave. Të njëjtat burime përjashtuan kategorikisht lidhjen mes dy ngjarjeve. Muça, mësohet se ishte me leje prej dy javësh dhe në operacionin e të hënës ishte thirrur veç si forcë mbështetëse e veprimeve të kolegëve të tij.
Ngjarja
Vetëvrasja e Muçës i ka lënë të shtangur të gjithë kolegët, miqtë dhe të afërmit e tij. Kolegët të përfshirë nga dinamika e punëve dhe hetimeve të përditshme, nuk kishin kuptuar asgjë nga problemet emocionale të 27-vjeçarit. Po kështu edhe babai i tij Kujtimi, që ndodhej në dhomën tjetër në momentin kur është kryer vetëvrasja, nuk kishte mundur të kuptonte gjë. E shtëna e pistoletës brenda në dhomë në orën 20:10, ka qenë lajmëtarja e fatkeqësisë për familjen Muça. Në dhomë ka hyrë menjëherë babai i tij, duke e gjetur të shtrirë me armën e shërbimit pranë dhe letrën mbi tavolinë.
Policia
Me të marrë sinjalizimin përkatës, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbime të shumta të Komisariatit numër 1 të Policisë së Tiranës, ekspertë kriminalistë, oficerë të seksionit kundër krimeve të jetës dhe shëndetit, si dhe eprorët e kolegët e skuadrës së Antidrogës. Letra e lënë dhe rrethanat se si u gjet trupi i pajetë, përjashtuan dyshimet për një eliminim të mundshëm të agjentit. I ati, i cili kishte qenë në dhomën tjetër, në dëshminë e tij shprehej se nuk kishte pasur persona të tjerë në banesë. Ndërsa për 27-vjeçarin deklaronte se kishte ardhur dhe ishte mbyllur në dhomën e tij. Nuk e kishte ngacmuar me pyetje, duke menduar se duhej të ishte i lodhur nga puna. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale letrën e gjetur pranë viktimës. Shkrimi do i nënshtrohet ekspertizës, për të vërtetuar shkencërisht se është shkruar nga Lorenci dhe për të përcaktuar kohën se kur është shkruar ajo letër.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)