Laçi-Kastrioti 1-1, ndarje pikësh

/* */
Një gol i realizuar në limitin e ndeshjes nga sulmuesi francez, Brus Inkango (90’), i dhuroi një pikë të çmuar Kastriotin, në barazimin 1-1 në Laç.
Të dyja skuadrat, të cilat vinin pas humbjeve në javën e 10-të, Laçi me Teutën në Durrës dhe Kastrioti me Shkumbinin në Krujë, luftuan fort për fitoren, ndërkohë që ndeshja ka pasur edhe ndonjë shenjë tensioni në tribuna, ku vendasit në shumë raste kontestuan vendimet e gjyqtarit Lorenc Jemini, për të cilin sipas informacioneve nga Laçi, është ofenduar fort gjatë kalimit përmes tunelit në dhomën e zhveshjes së gjyqtarëve.
Për t’u rikthyer te ndeshja, pas një morie rastesh të humbura në të dyja portat, ishte kroati Stipe Buljan, ai që realizoi golin e laçjanëve në minutën e 45-të.
Pjesa e dytë pasqyroi më shumë këmbëngulje nga ana e krutanëve, të cilët u shpërblyen me golin e francezit Inkango në fund të kësaj pjese. Për Inkango ky ishte goli i tij i shtatë në dhjetë ndeshje, duke qenë edhe golashënuesi më i mirë i Kastriotit.
Pas ndarjes së pikëve, Laçi ndodhet në vendin e gjashtë me 16 pikë, ndërsa Kastrioti në të tretin me 19 pikë, por i rrezikuar nga Skënderbeu dhe Flamurtari (të dy nga 17), që do të luajnë të hënën respektivisht kundër Bylisit në Korçë dhe Dinamos në Tiranë.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA E 11-të
04.12.2011
Apolonia-Pogradeci 3-2
Laçi-Kastrioti 1-1
Kamza-Teuta 1-2
04.12.2011
Tomori-Vllaznia 13:00
Dinamo-Flamurtari 13:00
Shkumbini-Tirana 13:00
Skënderbeu-Bylis 16:00
RENDITJA
1 Teuta 11 +9 28
2 Tirana 10 +8 23
3 Kastrioti 11 +6 19
4 Skënderbeu 10 +5 17
5 Flamurtari 10 +4 17
6 Laçi 11 -1 16
7 Pogradeci 11 -4 16
8 Vllaznia 10 +3 14
9 Bylis 10 +1 14
10 Kamza 11 -1 13
11 Shkumbini 10 +0 12
12 Apolonia 11 -8 8
13 Tomori 10 -11 5
14 Dinamo 10 -11 -1