E Diel, 1 Nëntor 2026

Lorik Cana, gati për sfidën me Hull Sitin

Mesfushori

Edhe pse disa ditë me vonesë nga afati i parashikuar, Lorik Cana duket se është rehabilituar plotësisht nga dëmtimi në ije. Mesfushori shqiptar i Sandërlendit pritet të jetë normalisht në lojë të shtunën, në takimin që “macet e zeza” do të luajnë në fushën e Hull Sitit. Lajmi për rikthimin e kapitenit është konfirmuar nga trajneri Stiv Brus. Cana nuk aktivizohet prej tri javësh, menjëherë pas sfidës së 28 marsit me Liverpulin. Ai shpresonte që të jepte kontributin në përballjen e fundjavës që sapo lamë pas, ku Sandërlendi fitoi 2-1 me Bërnlin dhe u largua nga zona e ftohtë, ndërkohë që kanë mbetur edhe tri ndeshje nga mbyllja e Premiershipit. Gjithsesi, tekniku Brus nuk pranoi që të rrezikonte me aktivizimin e kapitenit, duke preferuar që 26-vjeçari ta kalonte plotësisht dëmtimin.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›