Laçi: Vlen më shumë Partizani se Xhani
Sipas administratorit të klubit të Partizanit Paro Laçi “unë nuk kam kërcënuar Albert Xhanin, pasi jam nga ata njerëz që të gjithë ata persona që nuk e duan ekipin tim, do i kërcënoj duke fituar ndeshjet dhe duke rikthyer ekipin e legjendës së futbollit në superligë. Personalisht, unë do deklaroja se “dua më shumë Partizanin se Albert Xhanin, kjo gjë është e saktë. Investimet u kanë kaluar futbollistëve dhe klubit dhe nuk kam ndërmend të mbaj askënd me lekë, pa kryer punën. Vendi i Xhanit është që ai të jetë pranë ekipit i cili ka nevojë për mbështetje. është ai përgjegjës që ka lënë lojtarët më shumë se një vit pa paga dhe jo unë. Kontaktoni lojtarët sot a kanë rroga të papaguara apo dieta për të cilët ne kemi kontratën me ta. Unë kam kontaktuar me Albert Xhanin dhe në prezencë kanë qenë edhe persona të tjerë dhe nëse ai vazhdon të flasë pa baza unë do u drejtohem organeve të drejtësisë. Unë tashmë kam sms-në e Albert Gjanit, të cilat i ruaj në celular dhe do i bëj publike në ditët në vazhdim. I vetmi problem është se gjatë votimit për përfaqësinë e klubit me të drejtë vote në FSHF jam caktuar unë. Të hënën do shikohet i gjithë dokumentacioni përkatës ku është i mirëpritur edhe Xhani që të jetë prezent. Deklaratat e Xhanit mendoj se nuk i shërbejnë ekipit të Partizanit, i cili ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetje. Kriza financiare te ky ekip nuk ekziston. Ekipi besoj me ardhjen time dhe Sollakut mendoj që ka një rritje në lojë dhe këtë e tregojnë rezultatet e fundit, ku tashmë ne u jemi rikthyer objektivave. Ku me ardhjen ne te Partizani, ekipi ka një barazim dhe dy fitore nga tri ndeshje që ne kemi zhvilluar. Mëkati që unë kam bërë deri tani është se unë di të mbaj premtimin. Kjo u pa edhe në takimin që zhvilloj ekipi i Partizanit sot, ku arriti të fitonte me meritë me Adën. Për sa u përket investimeve të mia tashmë janë të dokumentuara në bazë të gjitha rregullave dhe ligjit. Megjithatë, për të vërtetuar deklaratën e Albert Xhanit se sa janë të vërtetat a të përgjegjshme Paro Laçi u tregoi gazetarëve të pranishëm dy sms që Xhani i kishte dërguar atij në telefon. Sipas Laçit, fjalët që ishin të shkruara në sms tregoj përgjegjshmërinë e Albert Xhanit në deklaratat e tij.
#