E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkëlqimi dhe krisja e një marrëveshjeje që zgjati dy muaj

Zhvillimet

E enjtja e 17 dhjetorit 2009 ishte një ndër ditët më të gëzueshme të Partizanit të këtyre dy viteve të fundit. Pas një krize të pamëshirshme financiare, më në fund klubi me më shumë histori në kampionatin shqiptar të futbollit, pa një ditë të bardhë: paratë e munguara po vinin. Prej më shumë se një dekade mbahej nga Albert Xhani, me 100 për qind të aksioneve. Por, duke qenë se prej gati dy vitesh, Xhani nuk u është përgjigjur dot kërkesave normale financiare të një klubi futbolli, Partizani u katandis si mos më keq, duke rënë në Kategorinë I, ku edhe militon aktualisht. Në një situatë të tillë, ku Xhani i vetëm nuk mundi dot të bënte asgjë, ai ka vendosur të hapë rrugë edhe për bashkëpunëtorë të tjerë. Zyrtarizimi i marrëveshjes me 3 donatorë u bë më 17 dhjetor 2009. Xhani ka mbajtur 50% të aksioneve, Paro Laçi 40%, ndërsa Lulëzim Sallaku 10%. Por pas fiks dy muajsh, gjithçka duket tashmë e tharmuar. Shkak për këtë bëhet vota në asamble.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›