E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Nuk e kemi kërkuar Fabregasin"

Kur mendohej se transferimi i kapitenit të “Topçinjve” në “Kamp Nou” ishte një çështje e mbyllur (mediat spanjolle shkruajtën mbi një marrëveshje prej 45 milion eurosh), vjen përgënjeshtrimi i numrit një të klubit spanjoll. Laporta theksoi se ekipi nuk ka nevojë për mesfushor dhe se ai nuk po bën asgjë për ta marrë Fabregasin nga Arsenali.

“Nuk e kemi kërkuar, nuk na josh. Arsenali ndjek talentet e rinj dhe njëri prej tyre ka qenë Çesk. Tani ai po luan mirë në Angli, nuk mund të them asgjë më shumë në lidhje me këtë çështje”, nënvizoi Johan Laporta në një intervistë për “The Times”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›