E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia vetëm barazim, Tirana lë pas Laçin

Superiore

Tirana ndal hovin e Laçit, Vllaznia reziston dhe merr një barazim në Ersekë, ndërsa Besa dhe Teuta ndajnë nga një pikë. Skuadra e Stavri Nicës më në fund ka provuar humbjen, dhe këtë ia ka shkaktuar kampionia rekordmene e Shqipërisë, Tirana. Bardheblutë fituan 1-0 në ndeshjen e luajtur në “Qemal Stafa”. Goli i vetëm për bardheblutë mban firmën e Abilaliaj. Ndërkohë që Besa hedh një gjysmë hapi fals në këtë javë, pasi për të do të vlente vetëm fitorja. Gjithsesi, kavajasit nuk kanë mundur të shkojnë më tej se një barazim 1-1 me Teutën, duke ndarë pikët. Ata që shënuan ishin Daniel Xhafaj me penallti për kavajasit dhe Dosti ka barazuar për durrsakët. Barazim 1-1 është fiksuar edhe në ndeshjen e luajtur në Ersekë, mes Gramozit vendas dhe Vllaznisë, që mbajnë firmën e Osjas (37’) dhe Sadikut (51’).

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›