E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laçi, barazimet e provokojnë ndaj Gramozit

www.albania-sport.com -Laçi është duke zhvilluar sezonin e tij më të mirë në historinë e tij 10-vjeçarë në Superligë. Vendi i katërt në klasifikim, por i bashkëndarë me Shkumbinin e Vllaznisë, pasi të tri skuadrat kanë të njëjtin numër pikësh (nga 39), duhet t’i kënaqte kurbinasit, por dy barazimet e fundit pa gola (kundër Teutës e Shkumbinit), duket se kanë provokuar një klimë zhgënjimi në Laç. Ndeshja e radhës është më Gramozin e vendi të fundit (22 pikë), me të cilin Laçin e ndan një diferencë prej +17 pikësh të krijuara gjatë 27 javëve. Drejtuesit e klubit kërkojnë kthesën, pasi një trepikësh kundër kolonjarëve mund të rezultonte i rëndësishëm në luftën për një vend në Europë, nisur edhe nga fakti se Shkumbini do të sfidojë Tiranën në Peqin, ndërsa Vllaznia pret në “Loro Boriçi”, Skënderbeun në urgjencë për pikë.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 13 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›