Shkumbini, Europa kalon nga ... Tirana

www.albania-sport.com - I eliminuar në gjysmëfinale nga Kupa e Shqipërisë (nga Besa), Shkumbini është tërësisht i përqendruar për një vend në Europë (do të ishte e para herë). Peqinasit (39 pikë) do të presin në shtëpi Tiranën e vendit të tretë (41 pikë) dhe një fitore me 24-herë kampionët e Shqipërisë, do të sillte edhe rokadën midis tyre në renditje, por edhe me një pikë më shumë për Shkumbinin. Trajneri Përparim Daiu është i bindur se pas pikës së marrë në barazimin pa gola në Laç, skuadra e tij e ka rigjetur moralin. “Ndeshja e radhës do të jetë një sfidë e vështirë ndaj Tiranës dhe ne do të kërkojmë që të japim maksimumin. Do të besojmë deri në fund te kolektiviteti dhe shpirti i garës”, - tha Daiu, trajneri i tretë sezonal i Shkumbinit, pas Gugash Maganit dhe Kristaq Miles.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 13 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili