E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani, për një mbush 300

www.albania-sport.com - Sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani është duke vendosur një rekord personal në Itali, duke qenë vetëm një hap larg ndeshjes së tij të 300-të jubilare, në vitin e tij të dhjetë futbollistik në vendin fqinj.

Në fakt ai pritej ta rrumbullakonte këtë shifër në ndeshjen e humbur të Kievos kundër Palermos të shtunën e kaluar, por trajneri Di Karlo nuk e futi për asnjë minutë në lojë Bogun, ndërkohë që 32-vjeçari shqiptar mund ta realizojë atë kundër Livornos, një tjetër ish-skuadër e tij.

Sulmuesi i Kievos ka veshur bluzat e Rexhinës, Salernitanës, Veronës, Sienës, Livornos dhe Kievos (ku ndodhet aktualisht), duke koleksionuar 174 paraqitje në Serinë A, 106 në Serinë B, 16 në Kupën e Italisë dhe 3 në turne të ndryshëm: 299 në total.

Karriera në Itali, e ish-sulmuesit të Partizanit (Shqipëri), Gençlerbirlixhisë (Turqi) dhe Kroacia Zagreb (Kroaci), nisi janar të vitit 2000, kur u transferua të Rexhina (4 sezone, 37 gola, 4 gola), përpara se ai të huazohej te Salernitana për një sezon, e më pas te Verona e Serisë B, ku realizoi edhe sezonin e tij më të mirë në Itali, me 17 gola, duke qenë golashënuesi i katërt më i mirë i këtij kampionati.

Nga Verona u shit te Siena për shumën e 1.5 milionë, duke realizuar për këtë skuadër 13 gola në një sezon e gjysmë. Golashënuesi i tretë më i mirë i Kombëtares shqiptare (12 gola), ndryshoi sërish skuadër, duke u shitur te Kievo për 3 milionë euro, ndërkohë që u huazua te Livorno (nuk bëri një sezon të mirë: 2 gola në 25 ndeshje).

Në fillim te sezonit 2008-2009 u rikthye sërish te Kievo, ku ndodhet në sezonin e tij të fundit, të paktën sipas kontratës. Bogdani ka realizuar 54 gola në total, pa përfshirë këtu një duzinë golash nëpër ndeshjet miqësore.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 12 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›