Josa dhe Elbasani, vrer kunder gjyqtarit Jareci

Trajneri i “ftohtë” i Elbasanit, Mirel Josa, u tregua i ashpër në korridoret e dhomave të zhveshjes ndaj gjyqtarit ndërkombëtar Sokol Jareci, duke e bërë fajtor këtë të fundit për barazimin 2-2 të verdhebluve me Dinamon, të luajtur në “Ruzhdi Bizhuta”. Elbasani kaloi në avantazh me anë të Erbim Fagut (17’). Dinamo barazoi me anë të Artion Poçit nga pika e bardhë në të 32’, pas faullit ndaj senegalezit Diop. Pikërisht këtu nisën edhe protestat e para të “tigrave verdheblu”, siç thirret tifozeria elbasanase ndaj gjyqtarit të njohur. Fatjon Sefa, pas asistimit të Nertil Ferrajt, e kaloi në avantazh Dinamon një minutë nga përfundimi i pjesës së parë. Pas shumë përpjekjeve dhe një lojë të zhvilluar në minutat e fundit nën “muzg , Endri Vrapi shënoi edhe golin e barazimit në minutën e 90-të. Pas përfundimit të ndeshjes, gjyqtari Jareci u rrethua nga lojtarët dhe stafi teknik i Elbasanit, duke u kërkuar llogari për gjykimin e ndeshjes. Ky ishte barazimi i 8-të i Dinamos në 15 javë kampionat, po aq sa dhe Elbasani, ndërkohë që skuadrat “firmosën” barazimin e 45-të midis tyre në 113 ndeshje historike.
Elbasani - Dinamo 2-2
Shënues: Fagu 17′, Vrapi 90′/ Poçi 32′(11-m), Sefa 44′
Elbasani: Osmani, Mehmetaj, Kacollja, Sheta, Vrapi, Merxha, Fagu, Bakalli(Beqiri 57′), Ahmataj(Stojku 22′), Bejzade(Abazaj 63′), Xhafa.
Trajner: Mirel Josa
Dinamo: Kotorri, Sina, Pisha, Brahja, Ferraj (Haliloviç 84′), Plaku (Petricevic 75′), Poçi, Allmuça, Sefa (Peqini 89′), Çapja, Diop.
Trajner: Zllatko Daliç
Gjyqtarë: S.Jareci, D.Rexha, D.Agaraj ( Tiranë).
Kartonë të verdhë: Osmani, Sheta, Sina, Allmuça, Çapja
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 15, 13.12.2008
Elbasani-Dinamo 2-2
Besa-Shkumbini 2-0
Lushnja-Bylisi 1-1
Tirana-Apolonia 3-0
Vllaznia-Flamurtari 1-0
Partizani-Teuta 0-0
RENDITJA PAS JAVËS 15
PIKË GSH GP
1 Vllaznia 31 23 12
2 Tirana 27 19 10
3 Teuta 24 12 8
4 Dinamo 23 18 11
5 Besa 22 16 15
6 Shkumbini 20 16 13
7 Flamurtari 20 11 9
8 Elbasani 20 13 12
9 Bylisi 17 10 16
10 Apolonia 12 13 24
11 Lushnja 12 11 21
12 Partizani 10 9 17
E Diele, 14 Dhjetor 2008