Laçi, fitorja me Vllazninë 500 dollarë

(ALBANIA SPORT) – Lojtarët e Laçit janë shpërblyer me nga 500 dollarë secili për fitoren surprizë 2-1 ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”. Lajmin e bëri të ditur zëvendëstrajneri Ardian Laska. Laçi përmbysi rezultatin falë dy golave të shënuar nga sulmuesi Arlind Nora në pjesën e dytë. Skuadra e Stavri Nicës renditet në vendin e 7-të me 25 pikë, po aq sa Apolonia (vendi i 6-të) dhe Kastrioti (vendi i 8-të). Ndeshja e radhës për Laçin, ajo e javës së 20-të është kundër Shkumbinit të vendit të katërt (27 pikë).
Burimi: Albania-sport.comE Merkure, 03 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili