E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari- Besa, riluhet “deja vu”

(ALBANIA SPORT) - Flamurtari-Besa, ndeshja e javës së 18-të Kategorisë Superiore, do të riluhet te merkuren në Vlorë, (3 shkurt 2010, ora 14:00). Vendimi  ka qenë vendimi i Komisionit të Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Në fakt, ndeshja e parë (24 janar 2010) përfundoi 1-0 për Flamurtarin (gol i Ardit Shehaj), por gjyqtari Remzi Sadiku, pas një prekje me dorë të topit nga mbrojtësi i Flamurtarit, Elton Grami, e ndryshoi tri herë vendimin për shkak të presioneve në lidhje me një penallti në favor të Besës (1: e dha goditje nga këndi; 2: e dha penallti; 3: e dha përfundimisht goditje nga këndi), duke kryer më pas një gabim teknik. Pas vendimit të Komisionit të Disiplinës, Shpëtim Gjika, presidenti i Flamurtarit, pohoi se “do të bojkotonim kampionatin nëse Federata do t’i jepte Besës fitoren në tavolinë”. Reagimi i Nexhat Bizhdilit, presidentit të Besës, ishte në tone të tjera “dëshironim tri pikët në tavolinë. Më e pakta duhej që ndeshja të luhej në një fushë asnjanëse”. Gjithsesi, ndeshja do të luhet të mërkurën në Vlorë. Aktualisht, Besa ndodhet në vendin e dytë të renditjes së Kategorisë Superiore: 36 pikë, 12 më pak se Dinamo e vendit të parë. Flamurtari ndodhet në vendin e 12-të (zona e rënies një kategori me poshtë) me 15 pikë. Në ndeshjen e fundit për javën e 19-të, Besa fitoi 2-0 Fier me Apoloninë, ndërsa Flamurtari humbi 2-1 në Peqin me Shkumbinin.
RENDITJA AKTUALE
1 Dinamo   19  48
2 Besa   17  33
3 Tirana   19  32
4 Shkumbini  19  27
5 Teuta   19  26
6 Kastrioti  19  25
7 Apolonia  18  25
8 Laçi   18  22
9 Vllaznia  18  19
10 Gramozi  19  18
11 Skënderbeu  19  15
12 Flamurtari  18  15
Faza e parë
Besa-Flamurtari 1-0
MERKATO
FLAMURTARI
Të ardhur: Migen Memelli,  Gerhard Progni, Njazi Lena, Billen, Jurlika Pulijz
Të larguar: Darko Djukiç, Flavio Zhunjor, Robert Alvizh, Marko Bashiç, Marius Ngjela, Amarildo Belisha, Besmir Arifaj
BESA
Të ardhur: Vioresin Sinani, Blendi Shkëmbi, Edvan Bakaj
Të larguar: Bruno Okshtuni, Liridon Leci
 Burimi: Albania-sport.comE Marte, 02 Shkurt 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›