E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masa, “pa frena” në Valencia

Koha që piloti i “Kokëkuqes” ka qenë 1:12:574, duke lënë pas Mikael Shumaker i cili ka regjistruar kohën 1:12:947. Gjermani i rikthyer në timonin e Braun GP ka zhvilluar gjithsej 40 xhiro dhe është paraqitur më mirë se shoku i skuadrës, Niko Rosberg.Përveç Ferrarit, në Valencia janë duke zhvilluar testet para fillimit të sezonit edhe skuderi të tjera, si Uilliams, Mek Laren e Reno. Në përfundim të sesionit të pasdites Masa u shpreh i kënaqur me rezultatin: “Jam i kënaqur për punën e bërë. Arritëm të zhvillojmë shumë kilometra pa pasur asnjë problem. Makina është shumë e lehtë për t’u drejtuar dhe mendoj se ky është një fillim i mirë”.Edhe Shumi u shpreh i entuziazmuar me paraqitjen e makinës: “Ndihem si një fëmijë që ka në dorë lodrën e tij dhe po argëtohet me të”.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›