E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beso: Kupa do të shkojë në Ballsh!

laci gezonOptimist në ekstrem shprehet presidenti Kapllanaj. Nuk harron batutën për Laskën: Kipë për mua? E ka zënë frika që me nisjen e javës. E ndiej që e ka kapluar frika.

Luhet finalja historike për dy klube të vogla në një kohë që tashmë, të dyja kampet kërkojnë të çojnë kupën në qytetet e tyre me pak histori në lidhje me një trofe. E nëse Laska, president i Laçit një ditë më parë do të theksonte faktin që e ka gati një kupë për homologun e tij nga Ballshi, ky i fundit nuk mungon në apel në lidhje me batutën e radhës:

Dua ti bëj me dijë Laskës, që kjo që po luajmë sot është gjysmëfinalja, të most hemi fare çerekfinalja. Sepse ne finale e kemi luajtur me Skënderbeun që e nxorrëm jashtë gare, por edhe Flamurtarin? Laçi? Sot luajmë një ndeshje çerekfinale apo gjysmëfinale me të,- shprehet Kapllanaj, më shumë se sa optimist në lidhje me këtë takim të sotëm.

Ka qenë afër skuadrës dhe pret dhe beson se skuadra e tij më në fund do ti dhurojë një sadisfkasion shumë të madh. Por, nuk harron edhe batutën e radhës, që përkon sërish me kreun e kampit laçian: Më ngjan kjo histori që thotë Laska, me atë personin që nga frika kur ecën natën nëpër varreza fishkëllen.

Kështu dhe kjo punë, mendoj se Laska e ndien frikën për këtë finale, ndien forcën e skuadrës sonë, dhe merret me kupa kineze. Por, meqë e paska kaq të sigurtë këtë kupë, të më thotë se ia çojmë aty ku do, dhe nuk e luajmë fare finale,- mbyll repklikën në distancë, pak orë përpara finales, presidenti Kapllanaj.

Besimi te grupi dhe optimizmi për triumf

Jam optimist? Përse nuk duhet të jem. Skuadra është mirë, po kështu edhe gjendja e lojtarëve është po kaq e mirë. Djemtë janë të karikuar dhe kuptojnë rëndësinë e kësaj finaleje, dhe në këtë mënyrë besoj shumë se kupa do të shkojë në Ballsh.

Një skuadër si Bylis që ka eleminuar kampionen e Skënderbeut, apo edhe Flamurtarin. Kemi bërë një paraqitje të mirë në kampionat, dhe tashmë me meritë luajmë një finale që do ta fitojmë, për ti dhuruar popullit të qytetit ballshiot një gëzim shumë të madh. Kjo varet te lojtarët dhe unë kam shumë besim tek ta,- citon më tej Kapllanaj.

Mesazhi për arbitrat: Mos u bëni peng të historisë!

Sot luhet një finale kupe, dhe reza e arbitrave ndërkombëtarë ka rënë. Do të gjykojnë shqiptarët ndërkombëtarë, në një proces shorti që do të realizohet pak minuta përpara ndeshjes.

Pikërisht për këtë pikë, shpesh herë shumë delikate në sfida të tilla, presidenti Kapllanaj ka një mesazh: Do desha që ti bëj një mesazh shumë të qartë edhe skuadrës finalist, edhe vetë lojtarëve, por edhe arbitrave të ndeshjes që do të kenë në dorë gjykimin e kësaj ndeshjeje finale:

Të luajmë futboll dhe të fitojë më i miri. Nëse Laçi më mund me ftboll do ti jap dorën. Do desha të përcjell këtë mesazh pë rata që do të gjykojnë në mënyrë që të mos mbeten peng i historisë së këtyre dy klubeve të vogla për këtë finale. Sa më FAIR, paanshmëri në gjykim, dhe të fitojë skuadra që e meriton,- përfundon Kapllanaj deklaratën e tij për Gazetën e Sportit.

Shensoi: Luajmë gjithçka për gjithçka

Trajnieri, Naxhi Shansoji duket tepër energjik dhe optimist përpara kësaj sfide tepër të rëndësishme për skuadrën e tij. Ai e do më shumë se kushdo tjetër këtë trofe. Për të përballja e sotme në fund të fundit është vetëm një duel që për Bylisin do të thotë shumë pas dështimit në kampionat. Kupa është shumë e rëndësishme për Bylisin. Jemi në finale dhe kjo nuk është pak. Skuadra është me moral të lartë dhe e përqendruar totalisht në këtë sfidë.

Është ndeshja e fundit e këtij sezoni, e cila do të luhet vetëm në 90 minuta,  ndaj dhe nuk ka kthim mbrapa. Do të luhet gjithçka në fushën e lojës ndaj dhe pregatitjet tona për këtë sfidë kanë qënë impenjative dhe të gjithanshme, tha Shensoj. Trajneri i skuadrës është tepër i vëmëndëshëm ku ka dhënë dhe porositë e fundit lojtarëve të tij.

Ai ka nënvizuar faktin që të luhet me qetësi e siguri në të gjitha repartet . Duhet të jeni të vëmendëshëm në çdo sekond të lojës dhe të mos toleroni kundërshtarin dhe ta sulmoni duke treguar shpejtësi e befasi në manovrën tuaj sulmuese, por dhe qetësi e saktësi në drejtim të finalizimit në drejtim të portës së tyre, tha trajneri ballshiot

Formacioni: Frashëri, Adigun, Bola, Ristevski, Idrizi, Meto, Sefa, Gërxho, Izicuku, Xhafa, Arbri.Trajner: N. Shansoji

Arbri: Të shpërblejmë tifozët

Kapiteni i skuadrës ballshiote, Klodian Arbëri, thekson me bindje triumfin në këtë finale. Bylisi është një ekip që ka vlera dhe potenciale të mjaftueshme për të mposhtur kundërshtarin dhe për të fituar këtë trofe të rëndësishëm që do të ishte historike për ekipin tonë. Kjo nuk mohohet pasi kundërshtari e di mirë këtë. Do tua shpërblejmë tifozëve tanë të zjarrtë gjithçka me kupën që do të ngremë sot, theksoi Arbri.

Bylis, rruga deri në finale

Skuadra ballshiote i ka surprizuar të gjithë në lidhje me kalimin në finalen e kupës së Shqipërisë. Ekipi ballshiot ka arritur të mundë në gjysmëfinale kryesuesit e Superligës, Skënderbeun, duke i eliminuar nga kupa. Në raundin e parë, Bylis ka eliminuar Tërbunin me rezultatin e përgjithshëm 3 me 0. Në raundin e dytë, Bylis ka arritur të kalojë Luftëtarin me rezultatin e përgjithshëm 4 me 3.

Në ndeshjen e parë në Gjirokastër, Bylis humbi me rezultatin 2 me 1, ndërsa në të dytën fitoi me rezultatin 3 me 1. Në fazën e grupeve, ekipi ballshiot arriti të klasifikohej në vendin e parë me 12 pikë, po aq sa Laçi dhe Flamurtari. Golavarazhi dhe ndeshjet direkte vendosën fatet e skuadrave, ku në këtë rast i buzëqeshi skuadrës së Bylisit.

Arma e fortë e Bylisit, lojë teknike dhe kundërsulm

Bylis ka zhvilluar ndeshje me ritëm të kënqshëm në këtë kompeticion, duke zhvilluar një futboll me cilësi të veçantë. Loja e saj është karakterizuar nga teknika, sidomos nga lojtarët e huaj që ata kanë në skuadër. Pikërisht kjo lojë i ka dhënë sukses skuadrës, pasi në shumicën e rasteve, rezultatat e dëshiruara kanë ardhur si pasojë e kundërsulmit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›