E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laçi humb 2-1 me MamurrasinGolin e vetëm të Laçit të drejtuar nga Stavri Nica e shënoi Julian Brahja

Publikoje ne:

Laçi humbi 2-1 miqësoren me Mamurrasin e Kategorisë së Dytë. Golin e vetëm të Laçit të drejtuar nga Stavri Nica e shënoi Julian Brahja, ndërkohë që për Mamurrasin e drejtuar nga Telman Perleka realizuan Koliqi si dhe një autogol i Julian Brahjas në fundin e takimit. Laçi në dy javët e para të edicionit aktual të Kategorisë Superiore humbi 4-3 me Skënderbeun në Korce dhe barazoi 1-1 me Gramozin në Shtëpi. Në javën e tretë do të luajë në Kavajë me Besën, që nga ana e saj ka dy fitore.

E Diele, 06 Shtator 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›