Vërmicë-Merdarë, qeveria merr vendimin për shpronësimet

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin paraprak për shpronësimin e tokave të segmentit të parë të autostradës Vërmicë-Merdar. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se të gjitha procedurat për shpronësim janë duke u zbatuar në koordinim me kohën e parashikuar, në mënyrë që ndërtimi i autostradës të fillojë në datën e caktuar.
“është duke u respektuar në përputhshmëri të plotë agjenda për shpronësim, të gjitha aspektet tjera procedurale, ambientale, infrastrukturore, prandaj jemi të sigurt që punimet të fillojnë me datën që është caktuar, një fillim ky i suksesshëm i punimeve për ndërtimin e autostradës Vërmicë-Morinë-Prizren-Prishtinë-Merdare”, tha Hashim Thaçi, Kryeministër i Kosovës.
Ndërkohë, Ministri i Transportit të Kosovës, Fatmir Limaj, tha se segmenti i parë i kësaj autostrade, nga Vërmica në Prizren, parashikohet të jetë 26 kilometra dhe të ketë një hapësirë prej 239 hektarësh, ku 88 prej tyre do të jenë pronë publike, ndërsa 150 pronë private.
“Vendimet preliminare janë pjesë e vazhdimit të procesit për krijimin e kushteve për fillimin e ndërtimit të projektit të autostradës për 13 zona kadastrale në segmentin e parë të këtij projekti. Përfaqësuesit e Ministrisë së Transportit, Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe të Kuvendit Komunal të Prizrenit i kanë realizuar dëgjimet publike me banorët, pronarët, bashkëpronarët, zotëruesit dhe pretenduesit e interesit të cilët do t’i nënshtrohen procesit të shpronësimit”, u shpreh Fatmir Limaj, Ministër i Transportit të Kosovës.
Kërkesa Ministrisë së Transportit për fillimin e procedurës për shpronësimin e segmentit të parë të autostradës Vërmicë-Merdare është miratuar nga Qeveria e Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar.
Bul Salihu