E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takim mbi vlerat e te shkruarit gegnisht

Festivali letrar Poetja Ledia Dushi kthen ne Shkoder vargjet e shkruara ne dialektin gege

Java e Festivalit Letrar qe po mbahet ne Shkoder ka zgjuar kritiken letrare dhe studiues te gjuhesise ne Shkoder duke kthyer vemendjen ne vlerat dhe traditen e te shkruarit gegnisht si dhe ne librat poetike. Veprimtaria vjen me nje mesazh ate te vlerave qe gegerishtja mund ti jape gjuhes se shkruar dhe letersise shqiptare. Me te tille fryme eshte organizuar dje edhe takimi letrar me poeten Ledia Dushi ne ambientet e Bibliotekes Marin Barleti ku ishin te pranishem kritik letrare studiues te gjuhesise shkrimtare dhe njerez te njohur te artit e te librit. Pervec vlerave gjuhesore dialektore dhe nje mendimi te thelluar filozofik mbi ate cfare ne jemi brenda vetes poetja Ledia Dushi e drejtoi debatin e studiuesve te gjuhesise ne vlerat e te shkruarit gegnisht. Veprimtaria qe kishte ne qender poezine e Ledia Dushit nisi me nje paraqitje te vete poetes ne lidhje me perspektiven e arsyes qe percjell mendimi i saj racional ne vargjet e poezise qe ne dukje te krijon pershtypjen e nje abstrakteje por qe ne momentin kur thellohesh ne vargje bie ne performancen dhe elokuencen e mendimit te autores. Jo vetem biseda mes intelektualeve ishte interesante e me vlere por edhe interpretimi i poezise se studiuesve te gjuhesise ndaj poezise se Ledia Dushit e ne vecanti ato qe jane te permbledhura ne vellimin Me mujt me fjet... me kthimin e shpendve. Kritika letrare e vleresoi si mjaft domethenes faktin qe autorja ka zgjedhur ti hedhe ne leter vargjet ne gegnisht. Sipas studiueses Rezarta Dracini poetja me kete vellim e ka seleksionuar lexuesin duke shkuar drejt lexuesit elite me nje inteligjence gjuhesore dhe intuite perceptive drejt persosmerise. E them kete sepse ne librin e Ledias nuk kemi asnje shenje pikesimi. Nuk ka pike presje pikepyetje etj. Ne pamje te pare duket si loje e autores per ta shprehur abstrakten sa me mire. Por me kete Ledia ka arritur te pazeshmen te padukshmen duke bere qe mendimi abstrakt te afrohet me pjesen e dukshme pra me vargjet. Kjo afersi ka bere qe te mos kete shenja pikesimi. Ne librin e Ledias nuk ka tituj pra lexuesi nuk pergatitet se cfare do te gjeje mes rreshtave. Ky eshte momenti i pare qe Ledia luan me lexuesin por ajo qe ka rendesi eshte se poetja i qendron besnike vetes pasi ndien nevojen per te nxjerre jashte ate perjetim te brendshem abstrakt tha ajo. Ndersa Primo Shllaku ne fjalen e tij u shpreh se jane pikerisht mendjet e thelluara si Ledia Dushi qe po mbajne ne kembe gegerishten. Me tej ai ngriti tek auditori shqetesimin se gegerishtja po vdes. Sipas Shllakut studentet sot nuk dine me te lexojne autore si Martin Camaj Migjenin Fishten Filip Shiroken Pjeter Budin Gjon Buzukun Ndre Mjeden etj. vetem prej faktit se kane shkruar ne gegerisht. Ai theksoi se sot me shume se kurre duke marre shkas edhe prej vargjeve te Ledia Dushit ka ardhur koha te reflektohet mbi vlerat e gegerishtes dhe se ardhmes se saj. Ne mbyllje te kesaj ngjarjeje kulturore artiste te teatrit Migjeni interpretuan vargje te poetes Ledia Dushi. Poezite e para Dushi i shkroi kur ishte 14 vjece. Vellimi i saj i pare me poezi titullohet Ave Maria bahet lot qe i solli asaj njohjen dhe cmimin kombetar per poezine me te mire te vitit Pena e Argjendte te vitit 1998 akorduar nga Ministria e Kultures. Permbledhja e saj e dyte Seance dimnash vjen ne vitin 1999 ku himnizimi i vdekjes tejkalon pashmangshem paranojen e frikes anktheve te shnderruara ne nje force te pazakonte perballimi. Ne vitin 2009 boton librin me poezi Me mujt me fjet... me kthimin e shpendve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›