E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laçi, tri pikë jetike në Elbasan

Laçi mori tri pikë të merituara në fitoren 3-2 me Elbasanin në “Ruzhdi Bizhuta”,  me elbasanasit që  mbyllën takimin me dhjetë lojtarë (dy kartonë të verdhë/kuq të Armando Sadikut).

Bledar Marashi (4’), Stipe Buljan (41’) dhe Vilfor Hysa (42’) shfrytëzuan gabimet e portierit Erjon Dushku duke firmosur fitoren e parë të parë laçjanëve në transfertë.

Armando Sadiku (24’) dhe Endri Dalipi (66’) nuk mundën të shmangin humbjen e 9-të në 15 javë të Elbasanit dhe vendin e fundit në tabelën e renditjes, 9 pikë.

Situata në Elbasan vazhdon të jetë e nderë pasi lojtarët nuk kanë marrë rrogat e prapambetura.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Diele, 19 Dhjetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›