E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laçi, zot shtëpie në Vlorë, Flamurtari me ethe gushti

Gazeta Shqip

Laçianët përfitojnë nga kartoni i kuq i Koliçit dhe shënojnë me Emurllain, marrin tri pikë

Vlonjatët dhe laçianët vijnë nga i njëjti stad, pra nga barazimet e javës së parë. Flamurtari, pas shkarkimit të teknikut Shkëlqim Muça dhe Laçi, nga dorëheqja e Përparim Daiut. Të dy trajnerët kanë merita për ndërtimin e skuadrave, sepse u larguan në kohën që nuk duhej. Ata zhvilluan merkaton dhe fazën përgatitore dhe u lanë dy trajnerëve të rinj, Rubio dhe Nica, ekipet e gatshme. Por, dje vetëm Nica ishte ulur në stol, ndërsa Rubio edhe në javën e dytë të kampionatit qëndroi në tribunë, pasi do ta marrë në dorëzim skuadrën pas kësaj ndeshjeje. Kështu Nica e nis me këmbën e mbarë dhe këtë herë në Vlorë, aty ku vendasit nuk kanë pranuar humbje dhe nuk e kanë realizuar një gjë të tillë në dy kampionate radhazi. Tashmë objektivi duket larg për Flamurtarin pas kësaj humbjeje shokuese.

Pjesa e parë

Siç ndodhi në vitin e kaluar, kur këto dy skuadra ndanë me njëra-tjetrën 4 barazime në ndeshjet e kupës dhe të kampionatit, e njëjta gjë u përsërit edhe në pjesën e parë të takimit. Të besuarit e Stavri Nicës nuk u hapën rrugë vlonjatëve të drejtuar nga zëvendëstrajneri Johan Driza dhe drejtori teknik, Ardi Behari, për takimin e javës së dytë. Asnjë rast nuk u shënua në 45 minutat e para, por pati vetëm nga një goditje sporadike në kuadratet respektive. Megjithatë, vlonjatët nuk dolën në lojën që pritej, por kurbinasit vijuan tu hapnin probleme vendasve. Por, kjo pjesë përfundoi me rrjeta të paprekura.

Pjesa e dytë

Fraksioni i dytë i lojës nis në mënyrën më të keqe për vendasit. Vetëm një minutë lojë dhe portieri Koliçi del me karton të kuq pas prekjes së topit me dorë jashtë zonës së tij. Gardiani e lë skuadrën në këtë moment me 10 futbollistë. Ndërsa në portë futet portieri vlonjat, Xhelili në vend të Vukçeviç. Pas kësaj maqedonasi Emurllai ka ekzekutuar goditjen e dënimit e cila ka përfunduar në rrjetë. Pas pësimit të golit vlonjatët zhvendosen në portën e Vashakut, ku Muzaka në minutën e 58-të Muzaka ka rastin më të mirë për të barazuar, por shtyllë. Edhe në minutat më vonë dhe pse vendasit ishin me një lojtar më pak zotëruan topin dhe goditjet drejt portës, por goli nuk dukej në horizont. Përfundon me rezultat zhgënjyes takimi për vendasit, ndërsa miqtë u gëzohen tri pikëve dhe tashmë duket se korrigjuan takimin e një jave më parë.

 

 

Renditja

1. Skënderbeu   6

2. Laçi         4

3. Teuta        3

4. Tirana       3

5. Apolonia          1

6. Besa         1

7. Bylis        1

8. Flamurtari   1

9. Kastrioti    1

10. Kukësi      1

11. Luftëtari   1

12. Shkumbini   0

13. Tomori      0

14. Vllaznia    0

 

Dje

 

Skënderbeu-Apolonia 2-0

Shënues: Plaku 55 (11-m), Orelesi 63

Flamurtari-Laçi 0-1

Shënues: Emurllai 50

 

Sot ora 17:00

Kastrioti-Bylis

Kukësi-Vllaznia

 

Nesër ora 17:00

Luftëtari-Teuta

Tirana-Shkumbini

 

Të hënën ora 19:00

Besa-Tomori

Laçi, zot shtëpie në Vlorë, Flamurtari me ethe gushti burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›