Bala, gol që në debutim në Poloni
Sulmuesi shqiptar Bekim Bala ka shënuar në debutim me skuadrën e re Jagiellonia, në Poloni. I transferuar vetëm pak javë më parë nga Sparta e Pragës, Bala ka arritur të bëjë një debutim ëndrrash me skuadrën e re Jagiellonia në elitën e futbollit polak. Sulmuesi shqiptar ka qenë personazhi kryesor që i ka dhënë fitoren skuadrës së tij, që luhej në transfertë ndaj Zaviszas. 22-vjeçari u aktivizua në minutën e 70-të të takimit, ndërsa vetëm 8 minuta më vonë realizoi për t'i dhënë fitoren skuadrës së tij. Bekim Bala është huazuar, duke mos gjetur hapësirë në Çeki dhe duket se ky transferim ka qenë me fat, pasi që në start ka shënuar.