Çiklizëm/ Kampionati për kronometër e rezistencë

Pas përfundimit me sukses të Rrethit të 65-të Ciklistik të Shqipërisë, ku fitues dolën Jonid Toska e Apolonia si ekip, Federata Shqiptare e Ciklizmit, bëri të ditur se kampionati individual për të rinj dhe të rritur, do të zhvillohet në Korcë, nga data 26-28 qershor.
Etapa Korcë-Bilisht-Korcë me kronometër individual: 26 qershor, 24 km, për të rinj dhe 32 km, për të rritur.
Etapa Kapshticë-Ersekë-Korcë e rezistencës, 27 qershor: 120 km
për të rinj dhe më 28 qershor zhvillohet, Korcë-Leskovik- Korcë 150 km, për të rritur
Ekipi Kombëtar i ciklizmit do të marrë pjesë në turin e 45-të të Rumanisë, i cili fillon më 7 qershor dhe përfundon më 15 qershor.