E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilla e Ecclestone: Max Mosley te jape doreheqjen

Top – News: Për Maks Mozlin po afrohen ditë të vështira. Ndërsa Presidenti i FIA-s pret 3 qershorin kur do të mësojë edhe për fatin e tij në drejtim të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, presioni mbi të për t'u larguar po rritet gjithnjë e më shumë.
Pas disa Federatave të Automobilizmit në botë dhe drejtuesve të skuadrave të Formula 1, një kërkesë për të dhënë dorëheqjen nga ana e Mozlit është bërë edhe nga Berni Eklestone. Bossi i Formula 1 e ka pohuar këtë kërkesë të tij në një intervistë për të përditshmen britanike ‘Deili Telegraf'.
"Nuk më pëlqen ta shoh Mosli në këtë gjendje - ka thënë ndër të tjerat Ekleston - Ai është miku im prej më shumë se 40 vjetësh. Por problemi qëndron se ai nuk mund të përfaqësojë më FIA-n, pas asaj që ndodhi. Askush nuk arrin të flasë me të si më përpara. Unë nga ana ime kam folur me Maks Mozlin dhe i kam këshilluar të largohet nga presidenca e FIA-s".
Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›