Kina supersticioze, rritet frika per Olimpiket

Top-News - Që Kina është një vend me një popullsi shumë supersticioze ky është një fakt që dihet prej kohësh. Në të kaluarën kur në vendin aziatik ndodhte ndonjë katastrofë natyrale, gjithnjë thuhej se Perandoria nuk e kishte më mbrojtjen e perëndisë, kështu që ishte e destinuar të shkatërrohej. Me ardhjen në pushtet të regjimit komunist dicka ndryshoi, por gjithsesi supersticioziteti ka mbetur ende i fortë.
Sipas thënieve të ndryshme në Kinë besohet shumë tek numri 8, i cili është cilësuar si një numër me fat dhe jo më kot 08.08.08 është data kur do të zhvillohet ceremonia e hapjes së Pekin 2008. Për më tepër, kjo ceremoni është caktuar të fillojë në orën 08.00 të mbrëmjes, si për të konfirmuar këtë bestytni të popullit kinez.
Por duket se dyshimet rreth influencës pozitive të këtij numri janë rritur ndjeshëm. Dhe fillohet me ngjarjet e Tibetit. Protestat në këtë vend kanë filluar në 14 Mars, por duke mbledhur numrat 1+4+3 shumë është e barabartë me 8. Po kështu edhe tërmeti në Sichuan që tronditi Kinën në 12 maj (1+2+5=8).
Por nuk përfundon me kaq. Tashmë edhe Maskotët e përgatitur për këto lojëra po shihen me dyshim dhe frikë.Nga 5 të tillë të përgatitur, 4 nga ato pasqyrojnë rrethana negative. Panda është kafsha që jeton në Sichuan. Më pas vjen Antilopa tibetiane dhe Shqiponja. Kjo e fundit shihet më shumë në zonën e Shangdong, ku ka ndodhur incidenti i rëndë i përplasjes së dy trenave.