E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baptista refuzon Milanin. Prato drejt “po”-së

Hulio Baptista i thotë jo Milanit. Pikërisht atëherë kur dukej se kalimi i brazilianit konsiderohej plotësisht i mundshëm. "Bisha" i mbyll portën kuqezinjve: "Interesimi i një klubi të madh si Milani për mua më nderon, por unë ndodhem në një shoqëri po kaq të madhe sa Reali i Madridit dhe dëshiroj të qëndroj për të fituar. Fola me Shusterin dhe i thashë se dëshiroj të fitoj me Realin. Nuk ka asnjë mundësi që unë të shkoj me huazim te një klub tjetër". Objektivi tjetër i Milani, fenomeni Pato Aleksandër flet qartë për preferencat e tij. "Ronaldo gjithmonë ka qenë idhulli im i madh dhe do të më pëlqente të luaja përkrah tij. Pastaj ai më ka folur për Milanin dhe më ka thënë gjithmonë gjëra pozitive".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›