Lady Capuleti zbret në skenën e Bylysit në Fier
Një aktore e finesës, e interpretimit vital, është komentuar nga profesionistët loja e aktores rumune Luminita Borta, në tetarin Bylis në Fier, në ditën e katërt të festivalit Apollon. Ajo intrepretoi monodramën Lady Kapuleti e autores Nina Mazura. Një lady vjen nga shekujt, dhe vendoset në një skenografi të thjeshtë, një dhomë në manastir, pas vdekjes së Zhuljetës. Lady Capulet nuk pranon që është fajtore për vdekjen e së bijës dhe atë të Romeos.
Ajo kujton ditët kur Zhuljeta ishte gjallë. Gjatë shfaqjes Lady Capulet sjell vetëm hijet, kujtimet, këngët për jetën e saj, dashurinë për Tibaltin dhe për martesën e saj të palumtur. Aktrimi në gjuhën rumune për profesionistët ishte I kuptueshëm, jo vetëm se fabula u rikujtua më parë në shqip, por se loja e aktores Borta, nën regjinë e Nevena Miteves, përcolli gjithçka përmes mimikës, këngëve, lëvizjeve dhe mbi gjithçka në një lojë ritmike që të zgjonte nga ëndrra ku ajo dashurohet me Romeon, dhe më pas të kthen në realitet aty ku e bija nuk jeton më dhe ajo ndihet së fundmi fajtore, dhe jo vetëm kaq, ajo pohon se Zhuljetën e Romeon I vrau padashuria, pa lumturia e jetës së të rriturve. Përgjatë 1 ore e 20 minuta ajo mbajti të tërhequr publikun në sallën e tetarit Bylis në Fier duke merituar duartrokitjet pafund. Zë, zë në rumanisht dhe muzikë klasike, nën ankthin dhe zërin e hijeve që vërshonin në kujtimet e Lady Capuletit, Borta interpretoi pa ndryshuar skenë, pa pushuar një çast, duke i dhënë jetë dy kryqeve dhe një pasqyre të vetmit elementë konkretë në skenë. Aktorja rumune Luminita Borta, në minutat e para pas shfaqjes, tha se : Ishte emocionale përballë një publiku specifik si ky i festivalit. Unë I thash po ftesës një vit më parë , gjatë interpretimit në Elbasan, në festivalin Skampa. Atje interpretova Bring my love po të autores Nina Mazura. Kështu erdha këtu për herë të parë dhe jam e gëzuar pasi qyteti është I bukur dhe ka qetësi si dhe njerëzit në hotel ishin shumë miqësorë. Që prej vitit 1988 ajo është aktore profesioniste në teatrin Al Davila në Pitesti të Rumanisë. E lindur në vitin 1961 në Baku ajo përcjell një biografi të pasur të roleve teatrore, ku spikat si një aktore e ritmit dhe një plastike për tu adhuruar. Në publikun e aktorëve konkurrues, ndoqi bashkë me publikun shfaqjen ambasadori rumun Viorel Stanila, i cili ofroi pas shfaqjes, për aktorët shqiptarë një pritje miqësore në një nga lokalet e qytetit.
Teatri Kombëtar i Kosovës me komedinë Dejzilend
Trupa profesioniste e Teatrit të Prishtinës shfaqi mbrëmjen e së premtes në skenën e teatrit Bylis në Fier komedinë Dejzilend (Baby with the Bathwater), një komedi e errët e absurdes dhe reales, aty ku qenia ngjizet dhe rritet. Akt pas akti, mizaskenat zhvillohen nga parku ku njihen dy të rinjtë te një dhomë ku duhet të përballojnë jetesën dhe të rritin fëmijën e tyre, të cilin e quajnë thjesht bebe, e më pas dado e thërret Dejzi.. Në rrjedhën e bashkëshortëve të dështuar futet dadoja, një tjetër mysafire vajza e re e cila kërkon ta marr fëmijën pasi aty askush nuk kujdesej për të. Dejzilend, komedia e dramaturgut amerikan Kristofer Durang, merret me jetën e një djali të ri në kërkim të identitetit , me përpjekjet e tij të mëdha për të mbijetuar dhe mbi të gjitha për tI zgjidhur misteret dhe problemet e jetës, probleme këto, të cilat vijnë si rrjedhojë e ndikimit të mbrapshtë dhe papërgjegjshmërisë së prindërve të tij. Një komedi absurde, në të cilën aktorët mishërua satirën, humorin dhimbjen, duke shkaktuar të qeshura te spektatori por dhe njëkohësisht dhimbjen. Aktorët Ilrire Çelaj dhe Ernest Malazogu në rolin e bashkshortëve, dadoja Yllka Gashi, Adriana Matoshi vajza e re që ka humbur fëmijën harmonizohen mes kujtimeve dhe përditshmërisë duke ripohuar dhimbshëm se ajo që jetojmë sot është një zgjedhje e detyruar shpesh nga rrethanat e rritjes.