E Diel, 1 Nëntor 2026

Kur USAID dhe ambasada amerikane, në 2009 i shpallin para zgjedhjeve të dhënat e sondazhit për korrupsionin, ndryshe nga viti 2005

Nga Kastriot MYFTARAJ 
Në 30 prill dhe në 1 maj të këtij viti, saktësisht 57 dhe 58 ditë para ditës së zgjedhjeve parlamentare, televizionet (30 prill) dhe faqet e para të gazetave të nesërmen (në 1 maj) kishin si lajm të parë shpalljen nga USAID-IDRA të përfundimeve të sondazhit për perceptimin e korrupsionit në Shqipëri, të cilat u shpallën në 30 prill të këtij viti dhe qenë të pafavorshme për qeverinë dhe partinë në pushtet. Që të dhënat e sondazhit janë të pafavorshme për qeverinë dhe partinë në pushtet, kjo është punë e tyre. Analiza ime fokusohet tek një gjë. Në shpalljen e të dhënave, funksionarja e lartë e USAID tha se ky sondazh bëhet duke filluar që nga viti 2004. Por ajo nuk dha asnjë shpjegim dhe nuk u pyet se përse në vitin 2009, u veprua krejt ndryshe nga viti 2004, në shpalljen e të dhënave të sondazhit.
Nëse do të ishte vepruar edhe atëherë si këtë vit, atëherë duhej që të dhënat e sondazhit për vitin 2004, të qenë shpallur dy muaj para zgjedhjeve të vitit 2005, i cili ishte një vit elektoral, si ky në të cilin jemi. Pra, për të qenë krejt i saktë, meqenëse zgjedhjet parlamentare të vitit 2005 u mbajtën në 3 korrik, ishte dashur që USAID-IDRA t i kishin shpallur rezultatet e sondazhit në 5 maj 2005. Por atë vit USAID-IDRA nuk vepruan kështu. Meqenëse viti 2005 ishte vit elektoral, dhe shpallja e të dhënave të sondazhit nga një agjenci qeveritare amerikane si USAID, sigurisht që do të influenconte tek zgjedhësit, atëherë u vendos që të dhënat e sondazhit për vitin 2004 të mos shpalleshin fare në 2005, por të shpalleshin në vitin 2006, së bashku me të dhënat e vitit 2005, pra u shpallën për dy vjet të marrë së bashku. Atëherë u tha se kështu do të bëhej edhe pas katër vjetësh në 2009. Por ja që nuk ndodhi kështu.
Të dhënat e sondazhit për vitet 2004-2005 u shpallën në 6 qershor 2006, në prani të ambasadores amerikane të asaj kohe, Marcie Ries, e cila mbajti dhe një fjalim me këtë rast. Shikoni se çfarë ka thënë tekstualisht në anglisht, që të besoni. (Po të dojë ambasada le ta përgënjeshtrojë tekstin.):
Ladies and Gentlemen, Members of the Press: Its a privilege to be here for the release of this corruption perception survey.  As youve already seen and heard, this survey the expanded folloë-up to the 2004 edition -- is an impressive collaborative and professional effort. This survey is based on interviews with thousands (hoë many exactly) of Albanians from all walks of life.  It is funded by USAID and backed by U.S. experts.  It is the largest, most comprehensive survey of its kind ever carried out in Albania . (are we sure?) So let me congratulate the Rule of Law project, and especially IDRA, for their extraordinary work and for the presentation weve just seen.  Id urge all of you to read this report in full. You will all have the chance to hear directly from the experts in a few moments on the survey findings.  My remarks will focus on the role of surveys in democratic governance.
Tani, ose unë po mashtroj duke i atribuuar kryediplomates amerikane të kohës në Tiranë fjalë që nuk i ka thënë në vitin 2006, por në 2005 (kjo është lehtësisht e verifikueshme se nëse ajo i ka thënë këto fjalë edhe në 2005 para zgjedhjeve duhet të jenë të fiksuara në faqet e gazetave), ose në vitin 2009 ambasada amerikane në Tiranë, USAID si agjenci qeveritare amerikane, dhe një linjë shtetërore amerikane në Washington, duan të influencojnë në rezultatin e zgjedhjeve të qershorit në favor të Edi Ramës dhe të partisë së tij, duke shpallur të dhënat e sondazhit më pak se dy muaj para zgjedhjeve. Kështu, realisht fushata zgjedhore e Edi Ramës dhe PS këtë vit fillohet nga USAID, pra nga qeveria amerikane. Në rast se të dhënat e sondazhit për perceptimin e korrupsionit janë reale, dhe qeveria amerikane do që zgjedhjet t i fitojë opozita, atëherë nuk kishte pse të dhënat e sondazhit për korrupsionin të publikoheshin para zgjedhjeve, se gjithsesi zgjedhësit supozohet që të votojnë në shumicë kundër partisë në pushtet dhe aleatëve të saj.
Përndryshe, publikimi para zgjedhjeve i të dhënave të sondazhit për korrupsionin, nuk mund të ketë shpjegim tjetër veç atij se, në sondazhet e fshehta zgjedhore të amerikanëve, del se zgjedhjet i fiton Berisha, dhe ata duan të bëjnë subversion elektoral, duke e zvogëluar mbështetjen për Berishën dhe PD në zgjedhje. Se në rast se të dhënat e sondazhit zgjedhore të Zogby janë reale, atëherë USAID (qeveria amerikane) duhet të kishte ndjekur praktikën e vitit 2005 në publikimin e të dhënave të sondazhit për perceptimin e korrupsionit.        
Standardi i dyfishtë që u përdor në publikimin e të dhënave të sondazhit nga USAID, domethënë nga qeveria amerikane, e kompromenton pozicionin amerikan në zgjedhje dhe vetë rezultatin e zgjedhjeve, si të manipuluara nga amerikanët, në mënyrën e tyre. Standardi i dyfishtë në publikimin (mospublikim) e të dhënave të sondazhit për korrupsionin në dy vite të ndryshme zgjedhore, kur kanë qenë dy parti të ndryshme në pushtet, e kompromenton shumë edhe mbështetjen që ambasada amerikane, domethënë qeveria amerikane, i jep Prokurores së Përgjithshme për të penalizuar qeveritarë të sotëm për çështje të mëdha, si ajo e Rrugës Rrëshen-Kalimash.
Në 30 qershor 2005, pra tre ditë para zgjedhjeve të 3 korrikut të atij viti, ambasada amerikane në Tiranë bëri gjestin e paprecedent duke lëshuar një deklaratë për mediat  ku përgënjeshtronte lajmin e publikuar në shtypin shqiptar se senatori amerikan Schumer kishte kërkuar që kryeministri Nano të hetohej për korrupsion. Në deklaratën e ambasadës amerikane të 30 qershorit 2005 thuhej:
    We wish to express our concern about the misuse of, and misrepresentation of, activities of U.S. Government officials in the media here in Albania . Television reports have been broadcasting a copy of a letter from a U.S. senator and alleging that the Senator has called for an investigation by the U.S. Justice Department of Prime Minister Nano. This is false. It is not what Senator Schumer put into his letter, and we are deeply unhappy at this irresponsible use of correspondence of a member of the United States Senate.
Por në SHBA, siç na mëson ambasada amerikane, pushtetet janë të ndara, dhe senatori Schumer i përket pushtetit legjislativ, ndërsa ambasada amerikane atij ekzekutiv. Senatori Charles Ellis Schumer nuk ishte zyrtar i qeverisë amerikane siç thuhet në deklaratën për shtyp të ambasadës. Dhe kjo jo thjesht për faktin se ai nuk ishte anëtar i qeverisë, por edhe për faktin se ai përkiste Partisë Demokratike, e cila në vitin 2005 ishte në opozitë sa i përket pushtetit ekzekutiv në Washington, derisa në pushtet në Shtëpinë e Bardhë qe republikani Bush. Kështu që çfarëdo që të kishte thënë senatori Schumer, nuk ishte atribut i ambasadës amerikane në Tiranë, qoftë edhe i Departamentit të Shtetit, që të fliste në emër të senatorit Schumer. Kjo gjë u bë qartësisht në favor të kryeministrit të kohës, Fatos Nano, dhe të partisë së tij. Në këtë rast ambasada amerikane bëri punën e zyrës të marrëdhënieve me publikun të kryeministrit Nano, i cili duhet të ishte personi që duhet të kontaktonte me zyrën e senatorit dhe t i kërkonte të prononcohej për thënien që i atribuohej.
Ndërsa ambasada amerikane nuk i dha asnjë inkurajim Prokurorit të Përgjithshëm të kohës Theodhori Sollaku, që të hetojë korrupsionin e qeveritarëve të para vitit 2005, ambasada amerikane qartësisht e ka inkurajuar të njëjtin person që të hetojë dhe të marrë të pandehur qeveritarë të lartë të mazhorancës së ardhur në pushtet në 2005, si dhe vazhdon ta bëjë këtë gjë edhe me Prokuroren e Përgjithshme aktuale, Ina Rama. Ky standard i dyfishtë është në pajtim me standardin e dyfishtë të ndjekur nga ambasada amerikane në publikimin e të dhënave të sondazhit për korrupsionin, në dy periudha të ndryshme.
Gjëja më absurde dhe qesharake në inkurajimin që ambasadori amerikan i bëri Theodhori Sollakut dhe Ina Ramës që të marrin të pandehur qeveritarë të lartë për çështje si ajo e Rrugës Rrëshen-Kalimash, është se në rast se edhe prokuroria amerikane do të kishte vepruar si ajo shqiptare për vepra të n

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›