E Diel, 1 Nëntor 2026

Lady Gaga, bën banjo me gjak në hotel

Çuditë nuk kanë të përfundur për këngëtaren e famshme Lady Gaga, pasi jo vetëm gëzon të gjithë fansat me stilin e saj të veçantë, por zgjedh të bëjë rituale të ndryshme nga miqtë të cilët e rrethojnë.

Një kamariere në “Hotelin Intercontinental” në Londër nuk ka pikën e dyshimit se Gaga në korrikun e vitit të shkuar, ka bërë një banjo me gjakun e njeriut në vaskën e saj, kjo si pjesë e një rituali satanik.

Në të kaluarën, Lady Gaga ishte akuzuar për një lidhje me sektin Illuminati. Jo vetëm kaq, por personeli i hotelit ka dalë në të tilla përfundime, pasi këngëtarja kishte qënë edhe me parë ne një nga suitat e këtij hoteli, ndërsa ishin vërejtur te njëjtat shenja.

Në fakt, personeli beson se ajo e përdor gjakun për zakonet e habitshme, për të krijuar kostume për skenat e çuditshme. Këto xheste nuk janë të parat për këngëtaren me origjinë italiane, e cila e tepron ndonjëherë në skenë, madje duke u lyer me gjak e treguar në të njëjtën kohë akte kanibalizmi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›