E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi Balancim te institucionit qe garanton zgjedhjet

Partitë e majta politike kërkojnë rishikimtë përbërjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në bazë të këtyre propozimeve, synohet depolitizimi i këtij institucioni, duke bërë pjesë të tij gjyqtarë. Drejtimi i KQZ-së, kërkohet të jetë me dy bashkëkryetarë, të propozuar nga partitë më të mëdha, Partia Demokratike dhe ajo Socialiste.

Opozita thkeson se në reformën zgjedhore duhet të sanksionohet që dy anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të propozohen nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe një tjetër nga Presidenti i Republikës. Propozimet janë bërë gjatë takimit të fundit të partive aleate në opozitë.

Gjithashtu Gjinushi u shpreh se Komisioni i Venecias e thotë qartë se Kodi është i mjaftueshëm për zgjedhjet, por duhet vullnet politik dhe paanshmëri për të garantuar zgjedhjet. Ndërkohë Gjinushi theksoi se opozita duhet të jetë vigjilente, pasi reforma bëhet për të garantuar opozitën

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›