E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Fermeri shqiptar duhet te disponoje online gjithcka i duhet

Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë e vuri theksin tek bujqësia dhe kanalizimet. Sipas tij, janë bërë shumë investime në zonat rurale, të cilat kanë përparësi të madhe. “Janë shtruar mijëra km rrugë dytësore e tretësore, të cilat kanë lejuar që energjia e tregut të krijiohet në të gjitha anët e vendit.
“Përpjekjet tona kanë qenë dhe mbeten të mëdha, për të ndryshuar infrastrukturën. Realizimi në rrafshin bujqësor dhe jo bujqësor po ecën me shpejtësi, sipërfaqe të mëdha janë shtuar në sera dhe në ferma, për të rritur rendimentin në tregje”, -shtoi Berisha.
Kryeministri kërkoi nga Ministri i Bujqësisë transformim rrënjësor të këtij sektori duke iu referuar dixhitalizimit total të bujqësisë. “ Fermeri shqiptar duhet të disponojë online gjithçka i duhet”- tha ai
Ministria e Financave duhet të mbështesë bujqësinë, pasi prodhimi bujqësor dhe punësimi janë përparësi e qeverisë dhe bujqësia ka potencial të jashtëzakonshëm. Duhet më shpejtësi të ngremë infrastrukturën financiare në mbështetje të këtij sektori në katër anët e vendit. Në historinë e tyre infrastrukturat financiare rurale kanë shënuar suksese, shumë të rralla janë mosukseset”. - tha Berisha.
Ndërkohë kreu i ekzekutivit e vuri theksin tek dy projektet madhore të vendit, projekti i ullirit dhe arrorëve, që sipas tij do ndryshojnë Shqipërinë. Shqipëria ka të gjitha potencialet dhe kushte për zhvillim, ndërsa rritja e të ardhurave mbetet prioritet i qeverisë.
Përsa i përket projektit të vaditjes, Berisha tha se duhet të ndërtohet një sistem modern i vaditjes, ndërsa përsa i përket kanalizimeve, kryeministri u shpresh se ”Po ndërtojmë impiante të kanalizimit të ujërave të zeza dhe një grup pune do hartojë planin e veprimit për sistemimin e kanalizimeve dhe eleminimin e gropave septike, të cilat janë mjaft problematike”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›