Pogradec, vetëvaret 33-vjeçari
Një ngjarje e rëndë është sinjalizuar ditën e sotme në Pogradec, ndërsa një person është gjetur i vetëvarur.
Viktima është Lorenc Jakupllari, i cili banonte në fshatin Remenj të Pogradecit. 33-vjeçari u gjet i varur në dyqanin e tij, të cilin e kishte në pronësi.
Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje bën të ditur se janë ende të paqarta motivet e vetëvrasjes. Hetimet për këtë ngjarje do vazhdojnë me ekspertizën e trupit, e cila do të tregojë edhe shkaqet e vdekjes së tij.