Kosovë, miratohet strategjia kundër korrupsionit
Miratohet strategjia kundër korrupsionit për vitin 2012-2016, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se Qeveria ka qenë dhe do të jetë vazhdimisht e përkushtuar kundër korrupsionit.
Në lidhje me këtë çështje, me anë të kësaj strategjie të miratuar nga qeveria, Kosova po plotëson edhe një standard që kërkohet nga Bashkimi Evropian.