Gerrard, si përforcim i ri

Nga Express më 08 shtator 2011 në ora 19:34
Menaxheri i Liverpoolit Kenny Dalglish pret që Steven Gerrard të jetë si një përforcim i ri pas rikthimit të tij nga lëndimi.
Mesfushori është duke u rikuperuar nga një dëmtim i vazhdueshëm në ijë që e kishte munduar gjatë gjithë sezonit të kaluar.
“Nuk është larg. Kur Steven të jetë gati për tu kthyer do të jetë përkrahje e madhe për të gjithë. Afati kalimtar është mbyllur andaj për ne do të jetë përkrahje e madhe sepse do të jetë sikur na bashkohet një futbollist i ri” tha Dalglish gjatë një konference për shtyp.