E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lady Gaga irriton fansat e Lennon

Lady Gaga shkakton sërish polemika...kësaj radhe këngëtarja është vënë kundër fansave të Beatles.

Në Twitter është postuar një foto e pop-star ndërsa luan në pianon e John Lennon. Sean, djali i muzikantit të madh e ka lejuar Lady Gaga që të përdorë instrumentin e shtrenjtë, që John i kishte dhuruar gruas Yoko Ono.

Interpretuesja e 'Poker Face' është fotografuar pranë pianos ndërsa mbante veshur kemishë nate dhe corape rrjete.

Imazhi shkaktoi shumë polemika mes fansave, sa Sean u detyrua ta hiqte foton nga profili i tij. Admiruesit e John Lennon mendojnë se Lady Gaga nuk është e denjë ta prekë atë instrument muzikor.



Foto

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›