Selena Gomez ribashkohet me Justin Bieber

Justin Bieber dhe Selena Gomez thuhet se janë ribashkuar për të parën herë prej se u ndanë.
Çifti i cili shpesh kanë qenë pjesë e revistave rozë, për lidhjen e tyre i ndanë rrugët e tyre në fund të vitit të kaluar, pas një periudhe të vështirë që kaluar bashkë.
Tani duket se yjet kanë vendosur të takohen pasi që është parë aktorja duke u larguar nga shtëpia e 18 vjeçarit në Los Angeles.
Raportohet se 20 vjeçarja ka kaluar natën në shtëpinë e Justin por nuk u bë e ditur nëse ata vendosën t’i jepnin edhe një shancë romancës së tyre.
Justin së fundmi ka publikuar një këngë me titullin “Nothing Like Us”, që bën pjesë në albumin akustik të këngëtarit. Besohet se kjo këngë është e inspiruar nga storia e tij me Selena-n./Indeksonline/