E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensioni i zemrës, çdo ditë 150 persona në spital

Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë rritur ndjeshëm numrin e personave që kanë shfaqur probleme me tensionin. Sipas të dhënave, javën e fundit është rritur numri i pacientëve me gjendje të rëndë nga hipertensioni i zemrës. Në rang vendi, temperaturat e larta kanë bërë që çdo ditë në shërbimet e urgjencave të drejtohen nga 100 deri në 150 pacientë. Jo vetëm temperaturat e larta, por dhe ushqimet e konsumuara kanë rritur numrin e të prekurve me diarre, me 3500 vetëm për një javë dhe gjysma e tyre janë fëmijë. “Numri i rasteve të paraqitura dhe që kërkojnë ndihmë në shërbimet e ugjencës janë ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës apo sëmundje të tjera kronike. Sipas raportimeve që kemi, numri arrin deri në 100. Ka ditë që numri arrin 120, maksimumi deri në 150 raste. Trendi i sëmundjeve diarreike në javën që mbyllem ishte rreth 3500 raste. Pjesën më të madhe, dërrmuese nga të gjitha rrethet e vendit e zënë fëmijët”, - thotë drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Enver Roshi. Në raportimin e tij për situatën më të fundit në vend, Roshi ka theksuar se nuk ka pasur raste të reja të të prekurve nga virusi i Nilit apo etheve hemoragjike. Ai ka shpjeguar se edhe ata pak persona, që u prekën disa javë më parë janë jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›