E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia: Të ndalen kërcënimet me ultimatume ndaj Sirisë

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, sot ka hedhur poshtë thirrjet për embargo të armatimit ndaj Sirisë dhe tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të ndalë kërcënimet me ultimatume kundër këtij vendi.

Këto komente u bënë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, bënë thirrje që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, të ndërmarrë aksion në përgjigjje të dyshimeve për mizori të kryera nga trupat e regjimit të Sirisë, gjatë tetë muajve të goditjes kundër protestuesve.

Gjithashtu Këshilli për të drejta të njeriut i OKB-së, tha se forcat e sigurisë së Sirisë kanë kryer krime kundër njerëzimit, përfshirë vrasje, tortura dhe dhunim, pasi ishin dhënë urdhëra nga “nivelet më të larta” të regjimit të presidentit Bashar al-Asad.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›