E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtohet konsumi qytetaret shqiptare blejne me shume

Shtohet konsumi gjatë tre muajve të dytë të vitit 2011. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, konfirmohet se shitjet me pakicë janë shtuar gjatë gjashtë mujorit, duke treguar për një rritje të lehtë dhe optimiste të konsumit. Aktualisht, konsumi ka shënuar rënie të ndjeshme, duke treguar për një ndrydhje të qytetarëve për të bërë shpenzime, çka nuk e ndihmon ekonominë.Megjithatë, këto të dhëna konfirmojnë se konsumi ka nisur të rritet, edhe pse me ritme më të ulëta se një vit më parë.

Kështu, sipas INSTAT, Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë në tremujorin e dytë 2011 arriti 164.5 për qind. Krahasuar me tremujorin paraardhës ky indeks është rritur me 1.9 për qind.

Në grupin “Artikuj të përzier kryesisht jo ushqime, indeksi i volumit të shitjeve është rritur 25.2 për qind në këtë tremujor krahasuar me tremujorin paraardhës.

Krahasuar me tremujorin paraardhës indeksi i volumit të shitjeve në grupin “Tregtia me pakicë e karburanteve” është rritur 3.2 për qind.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›