Nafta, sa shtrenjtë në Shqipëri!

Edhe pse bursat e huaja pasqyrojnë tendencën e uljes së çmimit të karburanteve, në tregun tonë nafta tregtohet mbi 183 lekë/litër, nga 178 lekë/litër që u fiksua në stinën e verës.
Sipas tregtarëve me pakicë, çmimet janë rritur me 5 lekë/litër për shkak të aplikimit të taksës së re të qarkullimit si dhe rritjes së kërkesës nga qytetarët, çka lidhet me rritjen e fluksit të importit të makinave dhe plotësimin e nevojave për ngrohje.
Në pika të ndryshme, çmimi i shitjes së naftës dhe benzinës është i ndryshëm, çka lidhet me cilësinë e tyre. Pika të caktuara të shitjes me pakicë kanë shtrenjtuar naftën në 183-185 lekë/litër, ndërsa benzina vazhdon të mbetet mesatarisht 178-180 lekë/litër.
Aplikimi i taksave të reja mbi sektorin e karburanteve është reflektuar menjëherë në tregun vendas dhe sipas INSTAT, në tetor, inflacioni u rrit me 0.4% krahasuar me një muaj më parë. INSTAT raporton se nafta dhe benzina u shtrenjtuan me 0.8% si pasojë e taksës së re të qarkullimit, e cila është vendosur të jetë fikse për litër-gazoil dhe benzinën në masën 5 lekë për litër, deri në datën 31.12.2011.
Kjo ka bërë që një litër benzinë, që nga 170 lekë/litër që shitej para aplikimit të taksës së re, të arrijë më pas mesatarisht 176 lekë/litër dhe nafta nga 168, në 174 lekë/litër. Por aplikimi i kësaj takse do të vijojë me çmime të shtrenjta nga 1 janar 2012, pasi masa e saj pritet të jetë 7 lekë/litër për benzinën dhe gazoilin, duke i shtuar dhe 20% të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).
Për blerësit me pakicë, kjo rritje pasqyrohet me 6 lekë/litër deri në fund të 2011, ndërsa në 2012 do të arrijë në 9 lekë/litër. Efekti nga taksa e re e qarkullimit për katër muajt e fundit të vitit 2011 pritet të jetë rreth 1.2 miliardë lekë të mbledhura, ndërsa për vitin 2012, rreth 4.9 miliardë lekë.
Qeveria bëri një strukturim të taksës së karbonit, e cila ishte 1,5 lekë/litri mbi benzinën dhe 3 lekë/litri mbi gazoilin. Prej shtatorit kjo taksë po aplikohet mbi prodhimin vendas dhe të importit të nënprodukteve të naftës me 3 lekë/litër për gazoilin, për benzinën 1.5 lekë/ litër, solar dhe mazut 3 lekë/ litër, vajguri 3 lekë/ litër, për koks nafte 3 lekë/kg.
Nga kjo taksë, Qeveria pret që të marrë 370 milionë lekë më shumë taksa në 2011-ën, ndërsa efekti i pritshëm për 2012-ën do të jetë 775 milionë lekë më shumë. /Start/
2011-11-28 15:11