“Yldon Exchange” i vetmi në qendrën tregtare TEG
Qendra e re tregtare “Tirana East Gate” vazhdon të thyejë rekorde qoftë për frekuentimin qoftë edhe për shitjet. Një interes i jashtëzakonshëm i qytetarëve në këto ditë festssh ku gjeografia e frekuentuseve i kalon kufijtë e Tiranës dhe të vetë Shqipërisë.
Në një ambjent të tillë ku paraja është e element i parë dhe më i rëndësishëm, një exchange është i domosdoshëm për të realizuar blerjet. Pikërisht për këtë ka menduar kompania “Yldon” e cila ka investuar për tu ofruar qytetarëve komoditetin e këmbimit të parave.
“Yldon Exchange” është i vetmi i këtij lloji në TEG dhe është i vendosur në një pikë strategjike të qendrës në katin e dytë sapo ngjit shkallët lëvizëse.
Për të gjetur lehtësisht “Yldon Exchange” vjen në ndihmë harta e gjithë planimetrisë së TEG-ut dhe vendodhja përballë një prej dyqaneve më të frekuentuara ditët e sotme Neptun.
Sipas të dhënave numri i vizitorëve dhe normalisht blerësve në TEG i ka kaluar të gjitha parashikimet. Mjafton të shohësh këtë dyqan këpucësh ku prania e blerësve është e madhe ashtu si edhe në të gjitha ambjentet e organizuara në mënyrë perfekte të “Tirana East Gate”.