Halimi: Gjyqësori ka nevojë urgjente të fitojë besueshmërinë
TIRANE - Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi theksoi domosdoshmërinë që sistemi gjyqësor në vend të fitojë besimin e publikut, në mënyrë që “marrëdhënia gjyqësor-publik të mos i ngjajë më një martese në krizë.”
Gjatë fjalës së tij në konferencën e zhvilluar me kryetarët e gjykatave, ministri Halimi deklaroi se transparenca dhe dixhitalizimi i sistemit gjyqësor janë imediate për fitimin e besimit.
“Drejtuesit e zotë personifikojnë misionin dhe fytyrën e një gjykate. Gjyqësori sot nevojë urgjente të fitojë besueshmërinë. Do vendoset audio dhe video në çdo gjykatë.”- deklaroi ministri Halimi.
Të pranishëm në konferencë ishin edhe ambasadorët e BE-së, SHBA-së dhe OSBE-së në vendin tonë.
(er.nu/BalkanWeb)