E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Fuqizimi i rolit të gruas, çështje e rëndësishme

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha sot në tryezën rajonale për rolin e gruas në vendim-marrje, se "fuqizimi i rolit të gruas në shoqëri është një çështje e rëndësishme dhe se duhet të rrëzohet muri që u vendos kuota grave".

"Roli i gruas në vendim-marrje është i pamjaftueshëm, sepse kjo është shumë e pakët nga ajo sa jemi në shoqëri. Duhet të rrëzojmë murin që i vendos kuota grave. Çështja e grave nuk është çështje e përfaqësimit, bëhet fjalë për çështje të së drejtës, ndaj nuk duhet të ketë kufizime. Për sa kohë jemi gjysma e shoqërisë, gjysma duhet të jemi kudo, në biznes, banka, administratë, në vendimmarrje e kudo", tha Topalli.

Kryeparlamentarja Topalli theksoi se për këtë duhet solidaritet mes grave, që jo gjithnjë ekziston.

"Ne vëme re që kur flitet për burra u falen defektet, mbyllet një sy edhe kur është fjala për korrupsion e mos angazhim total, gratë shikohen të milimetruara në çdo moment dhe nuk hezitojnë të bëjnë gjithë komentet, por nuk thonë të vërtetën e madhe, kur gruaja beson, ajo lufton deri në fund dhe e arrin", tha Topalli.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›