E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqësori ka nevojë të ketë besueshmëri

Tiranë- Gjyqësori sot ka nevojë urgjentë të fitojë besueshmërinë. Ka qënë kjo deklarata e ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimit i cili duke folur sot në konferencën e kryetarëve të gjykatave ka theksuar nevojën e transparencës dhe dixhitalizmit të gjyqesorit që të fitohet besimi i publikut.

Marrëdhënia gjyqësor-publik të mos i ngjajë më një martese në krizë. Drejtuesit e zotë personifikojnë misionin dhe fytyrën e një gjykate. Gjyqësori sot nevojë urgjente të fitojë besueshmërinë. Do vendoset audio dhe video në çdo gjykatë për të rritur transparencën dhe besimi e publikut- tha Halimi.

Ndërkohë në konferencën e krytarëve moren pjesë edhe krerët e përfaqësive ndërkombetare që zhvillojnë misionet e tyre në Shqipëri, ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi dhe kreu i prezencës së OSBE-së, Eugen Wollfarth.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›