20 Prilli, Berisha: Dita e sotme për mjedisin, s’flas për politikë
TIRANË- Kryeministri Berisha ka vizituar sot landfillin e përpunimit të mbeturinave në Bashkinë e Kamzës, në ditën e “Shqipërisë së pastër”, nismë kjo e shpallur pak kohë më parë nga kreu i qeverisë.
Më pas, Kryeministri iu bashkua komunitetit lokal të lagjes numër 1, në hyrje të qytetit, në pastrimin e territorit të saj, mbjelljen e pemëve dekorative dhe vendosjen e sistemit të ri të grupit të kazanëve me seleksion për mbeturinat. Ky aksion vazhdoi me mbjelljen në mënyrë simbolike, nga Kryeministri, të një palme në qendër në Kamzës.
Gjatë këtij aktiviteti, kryeministri theksoi se Kamza ka bërë një punë të mirë në heqjen e mbeturinave, ndërsa nënvizoi se “Kjo ditë do na shërbejë të gjithëve për tu kujtuar të mbajmë mjedisin pastër”.
Për kreun e ekzekutivit çështjet e mjedisit janë jetike dhe "është e domosdoshme që qytetarët shqiptarë të dëshmojnë vetëdije të lartë se mjedisi është një çështje parësore e shëndetit, por edhe e imazhit të vendit", shtoi ai.
I pyetur nga gazetarët për kandidaturën e Fatos Nanos si president, Berisha ka deklaruar sot se nuk do të flasë për politikë, pasi ia kushton ditën tërësisht mjedisit.
(ma.ar/BalkanWeb)