Rama: Saliu llastohet si teze nazemadhe që i luten për kafe
Share
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Sali Berisha, se me Ramën pi kafe, por negociatat i bëjnë ekspertët.
Saliu llastohet çuditshëm si teze nazemadhe që po i luten për kafe, ndërkohë që sot tryezën e dialogut politik e kërkon interesi kombëtar!
Reformat i ka bllokuar kryeministri se s’ka vullnet politik për zgjidhje politike,jo teknicienet e matematicienët! Dialog dmth vullnet jo kafemuhabet.
Të bardhen të zezë e të zezën të bardhë kryeministri e ka mësuar në shkollën e Enverit, s’ia kalon kush këtu, po unë përsëris: Vullnet politik, jo dokrra! tha Rama.