Lagarde e brengosur për Evropën

Ajo shtoi në mënyrë paralajmëruese se politikanët nën presionin e zgjedhjeve mund t'i nënshtrohen gjithnjë e më shumë interesave afatshkurtra dhe kështu rritet "dëshira për sovranitetin kombëtar".
Por ajo, që nevojitet, është përkundrazi më shumë unitet në krizë dhe jo vetëm në politikën fiskale dhe bankare. Përpjekjet për të ruajtur euron deri tani janë minuar nga "pasiguria dhe dyshimi lidhur me vizionin afatgjatë të politikanëve", tha Lagarde. Në krizën financiare shefja e FMN-së kërkon ndër të tjera një pakt për zgjidhjen e borxhit, siç e ka iniciuar këshilli ekonomik i "pesë të diturve" në Gjermani.
"Këtë model duhet ta shikojmë më nga afër", tha Lagarde, ndryshe nga qeveria gjermane, e cila nuk dëshiron të marrë përsipër rreziqe të tjera.