E Diel, 1 Nëntor 2026

Lagarde: Grekë, paguani taksat tuaja, që vendi të rimarrë veten

“Masat për shpëtimin e euros duhen marrë shpejt. Kemi më pak se 3 muaj kohë, për të shpëtuar euron dhe duhet të marrim sa më shpejt masat për këtë qëllim”, tha në një intervistë për CNN, drejtoresha e FMN, Christine Lagarde. 

Lagarde përsëriti gjatë intervistës, se beson se është e nevojshme që grekët të paguajnë taksat e tyre, që vendi të rimarrë veten. "Unë mendoj se pagesa e taksave nga taksapaguesit është i nevojshëm për mbulimin e çdo vendi. Greqisë, dhe çdo vendi tjetër", ka thënë Christine Lagarde, gjatë intervistës në CNN, duke shtuar se çështja e Greqisë, është çështje vendosmërie politike. 

Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar zemëroi publikun grek, shtypin dhe udhëheqjen politike kur më 25 maj për The Guardian, se grekët duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin duke paguar taksat e tyre. "Këto deklarata shkaktuan frustrim dhe pakënaqësi", ka thënë Christine Lagarde.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›