E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vath Tabaku, deputeti më ‘i ri’ i PD në Kuvend

TIRANE - Deputeti më i ri i Partisë Demokratike në Kuvend, do të jetë Vath Tabaku. Ai do të zëvendësojë vendin e lënë bosh nga Bujar Nishani, i cili u zgjodh dje në krye të shtetit shqiptar. 

Tabaku është kandidatura pasardhëse në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së për Qarkun e Tiranës. Aktualisht ai është dekan i Fakultetit të Shkencave Pyjore në universitetin e Kamzës. Tabaku është kandidat për doktoraturë në Gjermani, universiteti Georg-August, Instituti i Silvikulturës dhe i Ekologjisë së Pyllit.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›